Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj si dhe disa shqiptaro-amerikanë të tjerë. Ai ka bërë të ditur se me Mark Gjonajn dhe të tjetër kanë biseduar për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. “Gjithmonë janë kënaqësi takimet me veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan. Me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe me miqtë e tjerë shqiptaro-amerikanë, sot biseduam për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Lirinë dhe pavarësinë, kur kishim nevojë, veprimtarët tanë në SHBA e kishin mision ndërkombëtar. Tash, dy dekada pas çlirimit dhe më shumë se një dekadë pas pavarësisë, misioni i tyre vazhdon, por këtë radhë për ta forcuar dhe integruar në familjen e madhe euroatlantike. Në emër të Republikës së Kosovës, delegacionin e sotëm shqiptaro-amerikan e falënderova për ndihmën e pareshtur që kanë dhënë për shtetin dhe popullin tonë”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …