Kryeministri Kurti e fton në takim kryetarin Thaçi për bashkërendim të veprimeve në politikën e jashtme

Thaçi kërkon nga Kurti përgjigje për ashtu siç ishin dakorduar në takim, rreth mandatit për formimin e qeverisë

Një letër e re është dërguar sot në adresë të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi. Në të, ai ka kërkuar përgjigje nga Kurti, ashtu siç ishin dakorduar në takimin e të hënës, për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë dhe afatet e përcaktuara. “Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit, duke theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”, thuhet në letrën e presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …