Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përkujtuar heroin e kombit Ismet Jasharin komandant “Kumanovën” dhe për bashkëluftëtarët e tij në 22 vjetorin e rënies heroike të tyre. “Nderime të përjetshme për Ismet Jasharin – Kumanovën dhe për bashkëluftëtarët e tij, Habib Zogajn, Nuhi Mazrekun, Gani Kastratin dhe Afrim Buçajn, që ranë heroikisht më 24 dhe 25 gusht 1998, duke e mbrojtur atdheun. Komandant “Kumanova” dhe bashkëluftëtarët e tij të guximshëm ishin përherë në ballë të betejave për liri dhe heroizmi i tyre ishte burim frymëzimi për ushtarët e UÇK-së. Në nderim të jetës dhe veprës së heroit Ismet Jashari, brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut me krenari e barti emrin e tij deri në përfundimin e luftës”. ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …