Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar vizitën dhe mesazhet e kryetarit të Serbisë, A. Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, vizitë kjo e cila ishte lejuar me presionin direkt të BE-së ka thënë se sa i përket vizitës së Vuçiqit ne dëgjuam nevojën për paqe, por në të njëjtën kohë dëgjuam provokime si ato të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin. Vlerësoj që të dyja këto nuk shkojnë bashkë, edhe vlerësimi i figurës së Milosheviqit edhe ftesa për fqinjësi. Prandaj, konsideroj se ishte një vlerësim i panevojshëm dhe aspak ndihmues për dialogun. Kur përmendet Millosheviq, përmendet e keqja më e madhe. Në të njëjtën kohë atakohen vlerat euroatlantike”, ka theksuar Thaçi, i cili në anën tjetër zotohet se pikërisht me këtë Vuçiqin dhe ithtarët e tij do të arrijë marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë gjithnjë me iluzione paragjykuese.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …