“Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çoj përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë. Ndërsa kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, theksoi rendësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke theksuar edhe ndërtimin e autostradës e cila do të mundësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do të ndikoj në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. “Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Thaçi i cili njëherit përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë. Thaçi ftoi qytetarët e Maqedonisë që të votojnë “pro”referendumit, sepse sipas tij Maqedonia në NATO nënkupton stabilitet për mbarë rajonin.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …