Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur përsëri për takimin që ka patur të hënën me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë. Thaçi ka thënë se Kosova është aktivisht e angazhuar për marrëveshje të përhershme me Serbinë, e cila sipas tij përfshin njohje reciproke. Kryetari ka shtuar se kjo mund të jetë pikë kthese pozitive që marrëveshja me Serbinë të arrihet në një të ardhme të afërt. Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentumin e angazhimit aktiv të SHBA-ve në dialog. Thaçi në fund tha se është i indinjuar edhe me drejtësinë ndërkombëtare, e cila sipas tij nuk ka arritur ta dënojë gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …