Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim ka shkruar për bisedën që ka bërë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo”. Ai është shprehur i lumtur tej mase, sepse ka parë një përkushtim maksimal të udhëheqësisë së Amerikës. “Pata një bisedë të shkëlqyeshme me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Jam jashtëzakonisht i lumtur të shoh angazhim dhe përkushtim maksimal nga ana e qeverisë amerikane dhe personalisht të sekretarit Pompeo në mbështetjen ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike. Kosova është e bekuar me partneritetin dhe besimin që gëzon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …