Kryetari, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Bullgarisë, Bayko Borissov për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për situatën në rajon. “Sot përsëri zhvillova një bisedë miqësore telefonike me nikoqirin e këtij Samiti, kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian” ka njoftuar kryetari, Hashim Thaçi. Ai ka shkruar më tutje se Kosova është e gatshme të mbyllë kapitullin e konfliktit me Serbinë dhe të fillojë atë të paqes. Kushti kryesor për anëtarësim në BE, përveç plotësimit të kritereve të Kopenhagës, sigurisht që është mbyllja e çështjeve të hapura ndërmjet të gjitha shteteve në rajonin tonë, të cilat janë të përcaktuara për t’u anëtarësuar në BE. Brenda këtij konteksti, për Kosovën dhe Serbinë, mbetet jetike arritja e marrëveshjes obligative ligjore për normalizim dhe pajtim. Unë e sigurova mikun tim Bojko se ne në Kosovë, jemi të gatshëm që në relacion me Serbinë ta mbyllim kapitullin e konflikteve dhe ta hapim atë të paqes, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …