Hashim Thaçi

Thaçi: Kosova është shtet sovran dhe duhet të marrë vendime sovrane për ndërtimin e ushtrisë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke  folur për krijimin e ushtrisë së Kosovës,  ka thënë se që tre vjet është punuar për Forcat e Armatosura të Kosovës. Por, gjatë gjithë këtyre tre vjetëve pa nevojë është humbur kohë në këtë drejtim. Lista Serbe po e bllokon transformimin e FSK-së në FAK në Kuvendin e Kosovës. Lista Serbe është drejtpërdrejtë e ndikuar nga Beogradi dhe nuk pres që së shpejti të tregojë disponim për FAK-un”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTV 21. “Qytetarët e Kosovës duan vendim, Kosova është shtet sovran dhe duhet të marrë vendime sovrane për ndërtimin e ushtrisë saj. Ne nuk do të mbetemi peng të disponimit të disa deputetëve nga Lista Serbe, Në momentin e shterjes së mundësive të dialogut, do të bëjmë hapa të tjerë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. E pres me padurim nënshkrimin e këtij vendimi nga Kuvendi i Kosovës, ose për themelimin e Ushtrisë ose për ndryshimin e ligjit”, ka thënë kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …