Kryetari i vendit, Hashim Thaçi po merr pjesë sot në konferencën ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” e cila po mbahet në Tiranë. Ai u ndal tek sfidat e forta që ka kaluar shoqëria shqiptare në Kosovë dhe theksoi se shqiptarët kanë bashkëpunuar dhe kanë jetuar në bashkëjetesë të plotë fetare pa shkaktuar asnjë konflikt. “Kombi shqiptar ka dhënë dhe jep një shembull pozitiv, të mirë dhe shumë të qëndrueshëm. Kjo vlerë tradicionale duhet të ruhet dhe të pasurohet çdo ditë”, është shprehur ai. Mes tjerash, Thaçi ka folur edhe për radikalizmin fetar dhe shqiptarët që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. Sipas tij, Kosova ka dëshmuar dhe do të dëshmojë me krenari që mbështet aleancën kundër ekstremizmit fetar, ndërsa shtoi se vendi i tij po punon për rehabilitimin e të kthyerve nga llogoret e luftërave ekstremiste.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …