Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të prokurorëve deklaroi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave duke përfshirë edhe luftën kundër krimit e korrupsionit, por që tha se vendimmarrja nuk po ndodh për shkak të mos unitetit të shteteve të BE-së. Thaçi tha se Kosova si asnjë vend tjetër ka kaluar nëpër sistem te drejtësisë për 20 vite. Derisa ka kritikuar për siç ka thënë amnistisë që i është bërë Serbisë për krimet që ka kryer në Kosovë. Kurse kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, tha se çelësi në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të palighshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …