Kryetari, Hashim Thaçi, gjatë një ligjërate të mbajtur në Universitetin Evropian të Tiranës i ftuar në “Forumet UET”, ka thënë se Kosova ka prioritet integrimin në Bashkimin Evropian, pavarësisht procedurave e zgjatuara nga ana e Brukselit në këtë rrugë, si në zgjatjen e afatit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova ende mbahet e izoluar nga BE-ja. Kjo jo për shkak se nuk i ka plotësuar kushtet por për shkak se nuk ka vullnet dhe unitet politik në BE, prandaj kjo çështje shtyhet në pafundësi, në mënyrë të padrejtë”, ka deklaruar Thaçi. Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, marrëdhëniet me qeverinë shqiptare dhe për zgjedhjet në Maqedoni, ku ka theksuar se është me rëndësi bashkimi i faktorit shqiptar. Thaçi bëri me dije se ka vendosur kontaktet me stafin e ri të presidentit amerikan të zgjedhur Donald Trump dhe se ka marrë garanci prej tij se do të vazhdojë mbështetja amerikane ndaj Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …