leoni

Thaçi: Kosova ka shënuar një rënie të numrit të trafikimit me njerëz në vend dhe kjo falë punës se institucioneve

Thaçi: Kosova ka shënuar një rënie të numrit të trafikimit me njerëz, falë punës se institucioneve

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzorë ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mirë karshi kësaj dukurie negative. Ai e ka cilësuar ngjarje të rëndësishme në këtë ditë duke thënë se sfidat që ka vendi për të ndaluar këtë dukuri janë të mëdha, por që do të luftohet.“Duhet të punojmë çdo ditë për të siguruar mirëqenie dhe të mos ketë hapësirë për krijimin dhe zgjerimin e kësaj dukurie negative për qytetaret”, ka thënë presidenti. Mes tjerash, Thaçi ka thënë se raportet e fundit shihet se në Kosovë ka një rënie të numrit të trafikimit me njerëz në Kosovë dhe kjo falë punës se institucioneve. “Kosova i është mirënjohëse Bashkimit Evropian”, vazhdoi ai, duke thënë se trafikimin mund ta mundim vetëm së bashku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …