Hashim Thaci

Thaçi: Kosova pëson në rrafshin ekonomik, politik dhe diplomatik nëse nuk e dëgjon SHBA-në

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë nga Nju-Jorku i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se Kosova pëson në rrafshin ekonomik, politik dhe diplomatik nëse nuk e dëgjon SHBA-në. Kosova duhet t’i kryej obligimet e veta, përgjegjësitë e veta dhe të jetë konkrete në opresionalizimin e çështjeve që janë me interes strategjik për të për Ballkanin Përendimor dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai thotë se më e keqja do të mund të ndalen edhe investimet ekonomike që do të ketë më pastaj edhe pasoja të riparueshme për zhvillimin ekonomik të vendit por edhe për hapat e mëtutjeshëm. Tutje, Thaçi tha se kushdo që pretendon ta zëvëndësojë partneritetin e SHBA-ve me një adresë të përkohshme e ledhatuese, bën një gabim strategjik e historik.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …