Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova po ndërton marrëdhënie speciale me SHBA-të jo vetëm politike, diplomatike dhe ushtarake, por edhe ekonomike. “Ne po ndërtojmë një relacion special edhe në kuptimin politik dhe diplomaik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por në të njëjtën kohë edhe një relacion më të fuqishëm për ardhjen e investitorëve amerikanë, që të mos kemi vetëm prezencë, diplomatike dhe ushtarake në Kosovë por të kemi edhe prezencë të investimeve ekonomike”, ka thënë Thaçi për “RTV21”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
