Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur besimin se demarkacioni me Malin e Zi, do të përmbyllet në mënyrë konsensuale prej partive politike të Kosovës pas zgjedhjeve, ndërsa, edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, do të themelohet në të ardhmen e afërt. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të vonohet me zgjerim, sepse këtë vakum janë duke e shfrytëzuar të tjerët. “Serbia ende vazhdon të mbetet problem i rajonit. Serbia ende nuk ka ndodhur denacifikimi, në Serbi ende nuk ka ndodhur demillosheviqizimi i politikës për këtë arsye ka problem të cilat I krijon qoftë në Mal të Zi, qoftë në Maqedoni, qoftë në Veri të Mitrovicës, qoftë në Republika Sërpska. Për këtë arsye mendoj edhe Bashkimi Evropian, edhe NATO, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta ruajnë fokusin për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Në anën tjetër sot Serbia është bërë bazë e ndikimit ushtarak Rus në Ballkanin perëndimor. Demarkacionin me Malin e Zi e kanë future krejt në mënyrë të panevojshme, sido që të jetë ne jemi të përkushtuar që ta përmbyllim. Demarkacioni nuk është problem mes Kosovës dhe Malit të Zi, është çështje e brendshme e Kosovës dhe besoj që pas zgjedhjeve do të përmbyllet në mënyrë konsensuale prej partive politike të Kosovës”, tha ai. Ai ka folur edhe për ushtrinë, duke thënë se Kosova do ta themelojë ushtrinë e vet gjatë këtij viti, ka thënë Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …