Duke përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së fshatit Lybeniq të Pejës, nga forcat policore dhe ushtarake serbe, kryetari, Hashim Thaçi ka shkruar se krimet çfarë janë bërë në Lybeniq nuk harrohen e as nuk vjetrohen kurrë. “Në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe hyri edhe fshati Lybeniq i Pejës, ku para 21 viteve u vranë dhe u masakruan shumë banorë të asaj ane. Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen” ka shkruar në rrjetin social facebook, kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …