Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e ushtrisë dhe policisë së Serbisë të kryer më 4 prill të vitit 1999 në fshatin Kralan të Gjakovës. Sot bëhen 21 vjet kur shumë familje klinase ishin ndarë nga ushtria dhe policia serbe në fshatin Kralan të Gjakovës. Afër 100 burra dhe të rinj ishin ndalur, por as sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e shumicës prej tyre. Plot 21 vjet kjo dhimbje e prillit është e pashuar për qytetarët e Klinës. Ata, sikurse edhe shumë familje tjera gjithandej Kosovës, duhet ta mësojnë të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre. Edhe në këtë ditë shpreh zhgënjimin e madh për mungesën e presionit ndërkombëtar mbi autoritetet e Beogradit, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kriminelët serbë duhet të dënohen për krimet e tyre dhe drejtësia duhet të ngadhënjejë, që si rajon të mos mbetemi peng i së kaluarës. Kjo është rruga e vetme mbi të cilën mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, në paqe, me prosperitet, për gjithë popujt tanë, ka shkruar kryetari i vendit, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …