Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë. Para të pranishmëve, ai ka treguar rrugëtimin e Policisë së Kosovës për organizimin në një forcë të profesinalizuar. Po ashtu, Thaçi ka thënë se kur kanë ndodhur hapat e parë të Policisë së Kosovës, ka pasur mëdyshje se njerëzit do t’i bashkoheshin uniformës. “Fillimisht kur kanë ndodhur hapat e parë të Policisë së Kosovës ka pasur dilema të ndryshme, si të fillohej pasi që ishte vetëm 3 muaj pas çlirimit të Kosovës. Prandaj ishte e domosdoshme fillimi i ndërtimit të Policisë së Kosovës, sepse ishte dilemë sepse a do të t’i bashkoheshin asaj”, ka thënë Thaçi. Ai ka përmendur edhe policët e rënë në detyrë si: Izet Demajn, Triumf Rizën e Enver Zymberin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …