Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, me të cilën bisedoi për të arriturat e këtij institucioni. Kryetari Thaçi u shpreh se Gjykata Kushtetuese është gardiane e rendit kushtetues në vend. Sipas tij, ky organ është shembull për institucionet e tjera për nivelin e saj të profesionalizmit. Ndërkaq, kryetarja Rama-Hajrizi tregoi për punën e vazhdueshme në konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për sfidat e saj, duke theksuar përkushtimin dhe gatishmërinë që institucioni që ajo drejton të vazhdojë të kujdeset për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kushtetutshmërisë në vend.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …