leoni

Thaçi: Lajm pozitiv raporti pozitiv për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri
dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi e ka quajtur si lajm të mirë
raportin pozitiv të Këshillit Evropian për liberalizimin e vizave. Në një
shkrim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka njoftuar edhe për nënshkrimin
e projektit për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’. “Sot Kosova kishte dy
lajme të mira: Raportin pozitiv për liberalizimin e vizave, i cili i hap rrugë
heqjes së izolimit shumëvjeçar të Kosovës në muajt në vijim, dhe nënshkrimin e
njërit prej projekteve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndërtimin e
TC “Kosova e Re”. Përveç një ndikimi të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik
me projektin TC “Kosova e Re”, ne po krijojmë edhe një ambient të favorshëm për
tërheqjen e investimeve të tjera të drejtpërdrejta. Investitorët e rinj më nuk do ta kenë barrë problemin kryesor të
zhvillimit të biznesit, furnizimin me energji elektrike”, ka thënë zëvendëskryeministri,
Thaçi. Termocentrali ‘Kosova e Re’, sipas tij, do të jetë investimi më i madh i
huaj në Kosovë, i cili në fazën e ndërtimit do të punësojë mbi 10 mijë persona.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …