Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj është pritur në takim nga kryetari i vendit. Thaçi në një konferencë për media tha se liria dhe pavarësia e Kosovës lidhet drejtpërdrejtë edhe me kontributin e Shqipërisë, të cilin ai e quan të jashtëzakonshëm por edhe kërkojë koordinim të vazhdueshëm me Tiranën. Ndërkaq ministri Cakaj ripërsëriti se Shqipëria është e gatshme për hapjen e kufirit, teksa ritheksoi edhe marrëveshjet që duhet të arrihen mes dy vendeve. “Kosova dhe Shqipëria momentalisht kanë një kufi simbolik, dhe realisht nuk duhet të kenë kufi fare. Duhet të ketë një hapësirë të lirë për qarkullimin e kapitaleve dhe burimeve njerëzore”, tha mes tjerash ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …