Thaçi: Mali i Zi nuk do të marrë asnjë pëllëmbë tokë të Kosovës

Gjatë
interpelancës para deputetëve, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka
paralajmëruar se shumë shpejt do t’i vihet pikë çështjes së kufijve në Ballkan.
Sipas tij, ky proces do të kryhet edhe me Malin e Zi dhe Serbinë, duke siguruar
se ai do të bëhet në mënyrën më të mirë. Zëvendëskryeministri Thaçi ka
nënvizuar se Kosova nuk do të humb asnjë pëllëmbë tokë gjatë shenjimit të
kufirit me Malin e Zi. Ai siguroi deputetët se vija kufitare e Kosovës do të
vazhdojë të jetë e njëjtë siç është paraparë me Kushtetutë, ligj dhe harta
kadastrale.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …