Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronësinë e Kishës në Deçan. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se vendimi është i bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe se prona është e patjetërsueshme.“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan është i bazuar në Kushtetutë të Shtetit dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdo qoftë ajo”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
