leoni

Thaçi: Mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Thaçi: Mbështetja amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku është pritur nga kryetari Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump. “Kënaqësi e veçantë të takoj përsëri Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, dhe të shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo mbështetje ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë, e më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi. Mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën. Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …