Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, në 21 vjetorin e vdekjes ka kujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj. Ai deklaroi se ata dhanë kontribut të shquar në forcimin e UÇK-së. “Më 30 maj 1999 ranë heroikisht dy bashkëluftëtarë të shquar në prag të çlirimit të Kosovës: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj. Rasimi dhe Ragipi dhanë kontribut të shquar në forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë pjesë e lavdishme e shumë betejave të luftës në vitet 1998, 1999 në Drenicë e më gjerë. Lavdi e përjetshme heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …