Kryetari Thaçi e kujton masakrën e Srbrenicës në të cilën para 25 viteve u vranë mbi 8 mijë civilë nga forcat serbe

Thaçi: Me marrjen e kryesimit të BE-së nga Kroacia presim që të përmirësohet padrejtësia që po i bëhet Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar shtetin e Kroacisë për marrjen e presidencës së BE-së. Përmes një postimi, Thaçi është shprehur se shpreson që të përmirësohet padrejtësia që po i bëhet Kosovës për liberalizimin e vizave. “E uroj Kroacinë për marrjen e kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së. Zagrebi është zëri i Ballkanit në Bruksel, prandaj i mirëpresim këta gjashtë muaj të ardhshëm. Zotimi i Kroacisë për të organizuar Samitin e Zagrebit në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është një mundësi tjetër për të konfirmuar përkushtimin e tërë rajonit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Si Kosovë presim që edhe më zëshëm të kërkohet të përmirësohet padrejtësia që po na bëhet, duke mos marrë vendimin e merituar për heqjen e regjimit të vizave. Marrëdhënia me BE-në duhet të ndërtohet mbi besim dhe respekt të ndërsjellë. Ky pres të jetë mesazhi i Kroacisë për BE-në në këta muaj të kryesimit të Këshillit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …