Kryetari Thaçi kërkon nga qytetarët e Kosovës respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHKP-së

Thaçi: Mesazhi i Trumpit është një qëndrim i qartë për mbështetjen ndaj Kosovës, ShBA-të do të jenë pranë nesh

Kryetari, Hashim Thaçi, para takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka folur për letrën e marrë, të marten, nga kryetari i SHBA-ve, Donald Trump. “I vlerësoj lartë përkushtimin dhe zotimin për mbështetje dhe ndihmesë për arritjen e një marrëveshje finale dhe historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nënkupton njohje reciptrojke, ndryshimin e rezolutës 1244, dhe ulësen në OKB. E vlerësoj lartë ndihmesën e zonjës Mogherini. Është mbështetje e jashtëzakonshme dhe mesazhi i Trumpit, është i njejtë me atë të ish-presidentët e mëhershëm, Bushit të vjetër, Klintonit dhe Bushit të ri. Ky mesazh pas 11 vjetësh është edhe një qëndrim i qartë për mbështetjen ndaj Kosovës. ShBA-të do të jenë pranë nesh” ka deklaruar Thaçi. Ai bënë thirrje që msazhet e Trumpit duhet lexuar drejtë. “Nuk kemi aleat më të respektuar se shtetet e Bashkuara të Amerikës. ShBA-të më në fund folën. Marrëveshja Kosovë-Serbi do të sjellë më tepër paqe dhe stabilitet,” shprehet ai. Kryetari përsërit qëndrimin se uniteti politik do t’i sillte Kosovës një marrëveshje më përmbajtësore në fazën finale të negociatave me Serbinë. “Sa më unik të jemi marrëveshjet do të jenë më cilësore. Duke qenë unik është avancim në kuadër të përgatitjeve për fazën finale. Njerëzit me përvojën e tyre do të mund të afirmonin këtë proces dhe do t’i jepnin cilësi këtij procesi,” thotë ai. Duke komentuar liberalizimin e vizave për Kosovën, ai thotë se është vonesë e padrejtë që po i bëhet qytetarëve.“Është takim i liderëv të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shpresoj që do të jetë bilanc i angazhimeve dhe zotimeve për të ardhmen evropiane. Rajoni duhet të integrohet me shpejtë në BE. Vonesa për liberalizimin e vizave është i pa drejtë.” Duke folur për ushtrinë, ai shton se Kosova duhet të fokusohet në zhvillimin e ushtrisëdhe profesionalizimin e saj. “Duhet më shumë përkushtim për ntegrime euroatlantike.”

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …