Hashim Thaci Isa Mustafa

Thaçi, Mustafa dhe Veseli mobilizohen për demarkacionin dhe AKS-në

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Mustafa dhe kryekuvendari Veseli  janë duke bërë përpjekje që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi të marrë mbështetjen e më shumë se 80 deputetëve. Lidhur me këtë Thaçi iu ka bërë të ditur  qytetarëve se çfarë pasojash do të ketë Kosova  nëse deputetët nuk e votojnë demarkacionin me Malin e Zi. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli  shprehet i bindur se më 1 shtator deputetët do t’i thonë po Demarkacionit. Edhe kryeministri Mustafa shpjegon se brenda LDK –së është duke u sqaruar gjithçka rreth kësaj çështjeje dhe ndihet optimist për ratifikimin e  marrëveshjes. Deklarata e treshes pushtetare po bëhen  në kohën kur sapo ka përfunduar vizita e nënkryetarit amerikan Bajden, me qëllim për t’i bindur deputetët se nuk ka rrugë tjetër të mbetjes në pushtet,  pos faljes së 8.200 hektarëve tokë Malit të Zi dhe legjitimimit të një republike serbe në veri të Kosovës. Vetë Bajden në fjalën e tij kishte thënë se Kosova duhet të bëjë një kompromis të dhembshëm sa i përket veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …