Thaçi: Ndihem krenar me punëtorët e KEK-ut

Drejtori Ekzekutiv i KEK-ut, Njazi Thaçi përmes rrjetit social “Facebook”, ka bërë me dije se është krenar me punëtorët e tij duke i njoftuar qytetarët se punëtorët e KEK-u janë të vetëdijshëm për barrën e përgjegjësisë që kanë në këtë kohë të vështirë dhe po qëndrojnë në krye të detyrës për të qenë në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë i Thaçit:

Secili prej nesh është i vetëdijshëm për situatën që po kalojmë dhe rrezikun e pandemisë që e ka tronditur gjithë njerëzimin.

Por, po ashtu është shumë me rëndësi që në situata të tilla ka një armatë të madhe të punëtorëve që janë po kaq të vetëdijshëm për barrën e përgjegjësisë që kanë në këtë kohë të vështirë dhe qëndrojnë në krye të detyrës për të qenë në shërbim të qytetarëve.

Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë e mia si drejtor menaxhues, së bashku me drejtorët e njësive, me kohë i kemi marrë të gjitha masat e duhura, kemi liruar nga puna punëtorët me probleme kronike dhe ata të cilët nuk janë të domosdoshëm të jenë në punë gjatë kësaj kohe, po ashtu kemi arritur të furnizohemi me pajisjet mbrojtëse dhe hixhienike edhe pse me shumë vështirësi.

Kemi aktivizuar mekanizmat e menaxhimit të situatës dhe kemi formuar shtabet emergjente. Njëkohësisht po mundohem të jem pranë secilit punëtor në çdo kohë për t’i motivuar dhe njëkohësisht për t’iu kërkuar disiplinë strikte në respektimin e të gjitha udhëzimeve të institucioneve shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ne jemi në krye të detyrës dhe e kemi obligim dhe përgjegjësi për vendin, kurse ju qytetarë të nderuar, rrini në shtëpi, ruani distancën sociale, mbani pastertinë dhe kujdesuni për vetën dhe familjarët tuaj.

Lutemi për të gjithë që të mos e kemi asnjë rast të infektuar te punëtorët dhe familjarët e punëtorëve tanë. Lutemi për të gjithë ata që janë duke u trajtuar të kenë shërim sa më të shpjetë.

Lutëmi për shëndetin e stafit mjekësor dhe organeve të rëndit.

Për të gjithë ata që janë në krye të detyrës e në shërbim të qytetarëve.

Zoti na ndihmoftë të gjithëve!

Bashkë do e kalojmë edhe këtë sfidë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …