Kryetari, Hashim Thaçi ka thënë se nuk duhet të ketë frikë për Gjykatën Speciale sepse ajo që ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë është Serbia. Ai ka shtuar më tutje se nuk ka hapësirë apo nevojë për ndonjë panik, sa i përket Gjykatës Speciale, unë mendoj se kjo gjykatë do të spastrojë gjërat nga akuzat e një bote false të prezantuara dhe të pretenduara ndaj luftës së Kosovës. Kryetari, Hashim Thaçi ka shtuar më tutje se masakrat e kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë, janë të përmasave të mëdha, të papara, prej pas Luftës së Dytë Botërore, prej pas luftës që është zhvilluar në Bosnjë, apo pas Masakrës së Srebrenicës. Për fat të keq kryesit e këtyre krimeve, të këtyre masakrave, deri në përmasat e gjenocidit nuk kanë dalë para drejtësisë dhe ata nuk e kanë marrë dënimin e merituar. Disa prej tyre janë fshehur në Serbi dhe disa prej tyre janë pjesë e pushtetit aktual të Beogradit. Me gjithë këtë, kryetari Hashim Thaçi ka pranuar se gjatë negociatave në Bruksel, pala e Kosovës asnjëherë nuk i ka ngritur për diskutim temat që kanë të bëjnë me krimet serbe sepse, sikur ka thënë kryetari Thaçi, kanë dashur të bisedojnë për tema përafruese e jo ndarëse. (!)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …