Thaçi në Bullgari: Të ndërmerren hapa të përbashkët për rajonin

Thaçi në Bullgari: Të ndërmerren hapa të përbashkët për rajonin

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, në Sofje të Bullgarisë e cila ishte kryesuese e këtij procesi të rëndësishëm për rajonin. Në fjalën e tij në samit, kryetari Thaçi vlerësoi se është e rëndësishme që të diskutohen hapat e ardhshëm për rajonin, veçanërisht në këto kohë plot sfida. Është koha për të ndërtuar mirëbesim në mes nesh, në mes popujve dhe vendeve tona. Na takon neve, si liderë politikë, të dëshmojnë se kemi tejkaluar armiqësitë e shekullit të kaluar dhe se jemi të përkushtuar të ndërtojmë të ardhme në paqe, stabilitet dhe miqësi”, theksoi kryetari Thaçi. Më tej, ai ka thënë se pajtimi është mekanizmi i parë që sjellë besim mes popujve, duke përmendur procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë samit ishin të pranishëm edhe kryetarët e Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Moldavisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …