Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të popullit të Kosovës, i ka shprehur ngushëllime Italisë dhe familjeve të viktimave, që humben jetën si pasojë e tërmetit të mbrëmshëm. Ai u ka uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve nga ky tërmet. “Me pikëllim të thellë mësova për fatkeqësinë e rëndë natyrore që ka prekur Italinë dhe në këto çaste të vështira të gjithë ndihemi pranë popullit mik italian. Në emër të popullit të Kosovës shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave. Po ashtu uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit e shpresoj që pasojat e dëmeve të kapërcehen sa më shpejtë”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …