Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e përbashkët me nënkryetarin amerikan, Joe Biden, është cituar të ketë deklaruar se çështja e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi do të përfundojë shpejt. Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të përfundojë në përputhje me interesat tona shtetërore. Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të hapë perspektivë të sigurt të lëvizjes së lirë. Pa kalimin e Demarkacionit në Kuvend dhe pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë, Kosova do të mbetet e vetmuar e izoluar nga bota dhe e lënë anash nga Amerika e Brukseli”, ka thënë Hashim Thaçi, ka folur për dy temat aktuale politike në vend, të cilat kanë ngritur tensione, me qëllim për ta rikonfirmuar mbështetjen amerikane lidhur me këto dy çështje, dhe me qëllim për t’i injoruar kërkesat e opozitës, e cila edhe në bazë të protokollit është përjashtuar nga pjesëmarrja në takim me nënkryetarin, Bajden.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …