Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i ka zhgënjyer shumë disa gazetarë sensacionesh, pasi u ka bërë të ditur se pavarësisht spekulimeve, nuk është ftuar në hetime nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së. Ai ka nënvizuar se këtë konferencë për media e thirri pasi iu ka pamundësuar nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti që të raportojë nga Kuvendi, para deputetëve sikur edhe është rregulli. Ish eprori i lartë i UÇK-së, Hashim Thaçi katër vjet më parë u zgjodh në postin e kryetarit të Kosovës edhe me një shumicë të votave të LDK-së, të Vjosa Osmanit e Isa Mustafës, të cilët tani janë në koalicion me Vetëvendosjen e cila ka qenë dhe po mbetet e vendosur kundër PDK-së e veçmas kundër Hashim Thaçit. Kryetari i Kosovës ka bërë të ditur se në Uashington ka një angazhim të madh për mundësinë e arritje së paqes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e mundësisë së marrjes së njohjes nga Serbia për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe hapjen e mundësisë që sa më shpejtë të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së”. Thaçi tha se në takime të ndryshme, ka diskutuar për përpjekjet e Kosovës për paqe të qëndrueshme, për mundësinë e anëtarësimit në NATO, për ushtrinë, e për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie
Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …