Presidenti i ardhshëm i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar familjen Kastrati në fshatin Palluzhë, ku dhe ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ramadan Kastratit, djalit të Heroit, Shaban Palluzha. “Komandanti i shquar Shaban Polluzha luftoi për çlirimin e Kosovës dhe me bashkëluftëtarët e tij organizoi kryengritjen e parë antikomuniste kundër regjimit jugosllav në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Rezistenca e armatosur e komandantit Shaban Polluzha ka qenë frymëzim për të gjitha lëvizjet politike të cilat synuan dhe në fund realizuan çlirimin e Kosovës”, është shprehur Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …