Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh, por vetëm përmirësim historik pa u cenuar integriteti territorial i sotëm i Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se përfundimisht Kosova do të njihet nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të sotëm të vendit. ”Jam ithar dhe entuziast që Presheva e Medvegja e Bujanoc t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës pa u cenuar territori ynë, sepse është e drejtë historike dhe ky do të ishte vetëm përmirësim historik”, ka thënë ai.
