Thaçi: Nuk do të diskutohet me Beogradin për murin-ndarës në veri

Thaçi: Nuk do të diskutohet me Beogradin për murin-ndarës në veri

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se çështja e murit nuk do të diskutohet me autoritetet e Serbisë sepse kjo është çështje e brendshme. Thaçi këto deklarata i dha para shtatores së Zahir Pajazitit në 20 vjetorin e rënies. Ai me këtë rast tha se janë këtu për të nderuar heroin, dhe përpjekjet e tij për lirinë e vendit. Ai për murin në veri tha  se si shtet jemi shumë të vetëdijshëm, se sot është dita e fundit e atij afati të nxjerr nga Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila duhet të respektohet me përpikëri . Sipas tij çështja e murit nuk do të diskutohet me autoritet e Beogradit është çështje e brendshme kushtetuese dhe ligjore dhe në autoritetin e plotë të institucioneve vendore, por natyrisht institucionet vendore duhet të përmbyllin çështjen e Asociacionit dhe Demarkacionit që të mbyllet procesi i liberalizimit të vizave.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …