Kryetari, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen austriake ‘Die Presse’, ndër të tjerash, ka folur edhe për projektin ‘Lugina e Diellit’, të cilin e ka cilësuar si përpjekje të rrezikshme të Serbisë për të kolonizuar veriun e Kosovës. Ai u ka bërë thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen në shtëpitë e tyre, por ka shtuar se nuk do të lejohet kolonizimi i ri i Kosovës nga e Serbisë. “Unë ju bëj thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe janë të mirëseardhur. Kosova është një vend për të gjithë dhe jo vetëm për një grupim etnik. Por ne nuk do të lejojmë asnjë kolonizim të ri të Kosovës nga ana e Serbisë”, ka thënë kryetari, Thaçi. Sipas tij, zgjidhja e synuar nga Beogradi paraqet kolonizim të Kosovës, duke shtuar se këto përpjekje janë shumë të rrezikshme.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …