Thaçi: Opozita po i përdor marrëveshjet si pretekst për zgjedhje të reja

Zëvendëskryeministri
dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim
homologun e tij italian, Paolo Gentiloni. Në këtë takim u fol për të arriturat
e vendit, me theks të veçantë agjendën evropiane të Kosovës. Zëvendëskryeministri,
Thaçi tha se Kosova është burim i stabilitetit në rajon dhe nënvizoi nevojën e
thellimit të bashkëpunimit ekonomik me Italinë. Ai foli edhe për zhvillimet
brenda Kuvendit të Kosovës. Sipas tij “Marrëveshjet
janë vetëm pretekst për të nxitur zgjedhje të reja, për të cilat realisht
nuk ka nevojë”.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …