Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ende ka hendek mes komuniteteve në Kosovë, ngase, ndasitë që ka shkaktuar lufta ende janë të pranishme. Në takimin e dytë konsultativ të Komisionit për Pajtimin dhe të Vërtetën, Thaçi, tha se Ballkani është peng i pasojave të luftës. Sipas tij, shoqëria jonë nuk mund ta ndërtojë të ardhmen pa shërimin e të kaluarës. Kreu i shtetit tha se synimi i këtij komisioni është e vërteta, e cila shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja. Ai theksoi se komisioni nuk është zëvendësim i drejtësisë, por mund ta ndihmojë drejtësinë dhe ndëshkimin e krimit. Pajtimi nuk mund të bëhet mbi harresën e të kaluarës. Këtu është fjala për pajtim të brendshëm dhe jo zëvendësim të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, deklaroi Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …