leoni

Thaçi: Paqja që u arrit me intervenimin e NATO-s në vitin 1999 ishte rezultat i një politike vizionare të SHBA-së

Thaçi: Paqja që u arrit me intervenimin e NATO-s në vitin 1999 ishte rezultat i një politike vizionare të SHBA-së

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore 2019 në Tiranë, i cili organizohet nga Federata Universale e Paqes. Thaçi ka thënë se paqja që u arrit me intervenimin e Aleancës Veri-Atlantike, në pranverën e vitit 1999-të, ishte mbi të gjitha rezultat i një politike vizionare të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Sipas tij, ky vizion i dha fund, një herë e përgjithmonë, tragjedive të njëpasnjëshme në këto anë të Ballkanit dhe Evropës me shpresë për ta shndërruar paqen e atij viti, përmes Paktit të Stabilitetit, në një fillim të ri për gjithë rajonin. Ai më tej ka shtuar se Kosova u bë shtet i pavarur në shkurtin e vitit 2008-të, duke shtuar tutje se, së bashku me njohjet e para të pavarësisë së Kosovës erdhi edhe mesazhi për perspektivën evropiane për shtetin më të ri në rajon dhe në Evropë. Sipas tij, paqja e para njëzet viteve, solli një entuziazëm të jashtëzakonshëm të të gjithë neve, qofshim politikanë apo qytetarë të kësaj ane të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …