Thaçi paralajmëron edhe kompromisin e fundit, më të madhin, faljen e veriut të Kosovës, Serbisë

Thaçi paralajmëron edhe kompromisin e fundit, më të madhin, faljen e veriut të Kosovës, Serbisë

Në Akademinë Diplomatike të Vjenës, është përuruar libri biografik i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Disa nga folësit e kanë çmuar lartë këtë libër dhe kanë folur për vlerat e tij. Madje njëri nga diskutuesit e ka çmuar aq lart angazhimin politik të Hashim Thaçit duke e krahasuar atë  me ish kryetarin tashmë të ndjerë amerikan, Riçard Nikson, për shkak të kompromiseve të tij. Thaçi në fjalën e tij ka folur për kompromiset që iu kanë bërë Serbisë nga Shteti i Kosovës dhe ka paralajmëruar edhe kompromisin e fundit, për të cilin nuk ka dhënë shpjegime se cili do të jetë ai kompromis dhe a do ta pranojë opozita dhe populli liridashës i vendit, apo vetëm partia e tij.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …