Thaçi: Pavarësisht rezultatit, Kosova do të ketë një qeveri pro-evropiane

Thaçi: Pavarësisht rezultatit, Kosova do të ketë një qeveri pro-evropiane

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga z. Igor Šoltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian. Kryetari Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit. Ai e falënderoi Soltes që Parlamenti Europian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve. “Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë”, u theksoi Thaçi. Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën. “Jemi të këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm”, tha Soltes. Kryetari Thaçi deklaroi se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri pro-europiane, pro-NATO-s dhe multi-etnike.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …