Duke folur për të arriturat e vendit dhe sfidat gjatë 10 viteve të pavarësisë, kryetari, Hashim Thaçi i ka deklaruar agjencisë së njohur të lajmeve AFP se gjatë 10 viteve pavarësi, Kosova ka arritur shumë suksese por ka pas edhe sfida. Ai ka shtuar më tutje se populli i Kosovës ka vetëm një vizion – anëtarësimin në BE dhe NATO. Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, kryetari, Hashim Thaçi ka nënvizuar se Bashkimi Evropian është vonuar me Kosovën dhe Ballkanin perëndimorë. Ai ka shtuar më tutje se dialogu është mënyra e vetme për të ecur përpara si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe ka theksuar se dialogu ka ndikuar pozitivisht edhe në veri të Kosovës. Në veri tashmë janë policët, doganierët e Kosovës, ka liri të lëvizjes, edhe sistemi i drejtësisë është duke funksionuar. Komuniteti serb është i përfaqësuar në Parlament dhe Qeveri. Ne kemi pas 20 vjet të errësirës në veri të Kosovës. Kushdo që ka pritur zgjidhje magjike, ka gabuar, ka deklaruar kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …