Zëvendës-kryeministri, Hashim Thaçi, ka kritikuar veprimet e opozitës dhe dhunën, të cilën sipas tij, po e përdorin ata nëpër protesta. Ai ka folur edhe për zgjedhjen e kryetarit të Shtetit, duke sqaruar se emërimi do të bëhet sipas kushtetutës. Mirëpo veprimet e opozitës që thirren në Gjykatën kushtetuese lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit, i quajti antiligjore dhe anti-transparente. “Proceset nuk mund të ndalen nga reagimet mllefoseshe pasi që metodat dhe kauzat e opozitës janë të gabuara. Me këtë mënyrë dhe dhunën e përdorur ata po e ndihmojnë PDK dhe LDK –në, por po e dëmtojnë shtetin. Për dy ditë ne mund t’i mbledhim 1 milion njerëz në sheshet e Kosovës dhe se nuk do të tërhiqemi para shantazheve të kujtdo qoftë, ka paralajmëruar, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …