leoni

Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Thaçi përkujton demonstratat e vitit 1981

Kryetari i ri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot përvjetorin e demonstratave të vitit 1981, ku sipas tij, u tregua vendosmëria e rinisë së Kosovës për përparimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. “Demonstratat dhe protestat e fuqishme të pranverës 1981 kulmuan në datat 1 dhe 2 prill të atij viti, duke treguar vendosmërinë e të rinjve të Kosovës, studentëve, punëtorëve dhe inteligjencies së re për pëparimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve nën ish Jugosllavi. Para 35 viteve, në qendër të Prishtinës, ranë heroikisht, në ballë të demonstratave të 2 prillit maturantët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Demonstratat e vitit 1981 janë ngjarje historike dhe bazë e fuqishme e lëvizjes për liri dhe pavarësi të Kosovës. Lavdi të gjithë të rënëve në demonstratat e vitit 1981”, thuhet në shkrimin e kryetarit të vendit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …