Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar 2 korrikun, ditën kur para 26 vitesh delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryetari Thaçi ka vlerësuar se me anë të kësaj deklarate u shpreh vullneti i qytetarëve të Kosovës për shkëputje nga Serbia. “Në kohën kur filloi shpërbërja e federatës jugosllave, nga ambiciet hegjemoniste të diktatorit Millosheviq, një ndër veprimet më të rëndësishme politike të delegatëve të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990 ishte shpallja publike e Deklaratës Kushtetuese. Përmes kësaj Deklarate shprehej vullneti i qytetarëve të Kosovës për avancimin e të drejtave deri në nivel të Republikës dhe të shkëputjes nga Serbia. Duke kujtuar 26 vjetorin e këtij akti të rëndësishëm, shprehim konsideratë të lartë për delegatët e asaj kohe”, thuhet në shkrimin e kryetarit, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …