Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot të rinjtë shqiptarë që u vranë tradhtisht në ish-Armatën Jugosllave. Gjatë akademisë përkujtimore në shënim të 26-vjetorit të vrasjes së Jetullah Deskut në APJ, kreu i shtetit ka thënë se vrasja si ajo e Jetullahut dhe shumë të tjerëve, varrosën idenë se populli shqiptar mund të jetojë nën Serbi. “Vrasja e birit tuaj ishte e rënd për ju dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, por ajo që tregoi madhështinë tuja ishte qëndrimi juaj, ku dërguat mesazhin e pajtimit. Ju refuzuat që armata jugosllave të marr pjesë në varrimin e djalit tuaj, fajtori kryesor i krimit, ju me qëndrimin tuaj treguat që ajo nuk ishte vetëvrasje por vrasje”, ka deklaruar kryetari, Hashim Thaçi.
