leoni

Hashim Thaçi

Thaçi: Presim që dialogu të ndikojë në uljen e mëtejme të tensioneve me Serbinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një deklarate me shkrim është shprehur se pritet që të ulen edhe më tutje tensionet me Serbinë, të vazhdojë dialogu dhe angazhimi për normalizimin e marrëdhënieve, për pajtim, bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Takimi i javës së kaluar erdhi si një përpjekje e BE-së për të ulur tensionet e ngritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që shqetësoi diplomatët për mundësinë e përshkallëzimit të situatës. Kosova akuzoi Serbinë se me nisjen e një treni me ikonografi mesjetare, po provonte të shkelte sovranitetin e vendit, ndërsa Kosova akuzohej se me dërgimin e njësiteve speciale të policisë në veri po nxiste konflikte. Pas takimit të javës së kaluar shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini u kërkoi përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë që të përmbushin zotimin për të lënë prapa tensionet.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës e ndërprenë grevën për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike

Udhëtim falas në Prishtinë me biletë autobusi nga çdo qytet i Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Veton Prelvukaj, ka …